Bienalja e artit “Manifesta” është hapur të premten në Prishtinë, duke e kthyer kështu kryeqytetin kosovar në një qendër të artit bashkëkohor.
Ashtu siç është paralajmëruar, “yjet” e Petrit Halilajt, artistit nga Kosova të njohur botërisht, janë ndezur nëpër dhomat e hotelit “Grand”, shkronjat e të cilit me veprën e tij transformohen në thënien si paralajmërim: “Kur të ikë dielli do ta pikturojmë qiellin”, siç është titulli veprës.
Nëntëdhjetenëntë pjesëmarrës nga 32 vende të botës do të marrin pjesë në edicionin e 14-të, që këtë radhë ka temë qendrore rikthimin e hapësirave publike te qytetarët.
Brenda Pallatit të Rinisë, Kulturës dhe Sporteve, artistit Astrit Ismaili ka ofruar performancën “Lynx” (Rrëqebullit).
Skulpturat metalike kanë qenë shtyllat kryesore të lëvizjes. Artistët në skenë kanë qenë të lidhur mes vete, transmeton KOHA.
Presidentja Vjosa Osmani tha se “Prishtina është më së miri atëherë kur pret njerëz nga mbarë bota. Tani e kemi mundësinë që me art të shpërfaqim shpirtin rinor të kryeqytetit tonë – ashtu siç jemi të hapur për kultura të shteteve të gjithë botës”.
Ndërsa, Kryeministri Albin Kurti tha se “përmes ‘Manifestas’ do ta shohim Kosovën duke e shfaqur më të mirën dhe duke shkëlqyer”.
Lexo më shumë këtu