Protestuesit në Tiranë kanë ngjyrosur me ngjyrë të kuqe muret e ndërtesës së Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë gjatë protestës së mbajtur ditën e hënë.
Kjo protestë është e radhës pasi ditë më parë në plazhin e Himarës u mbyt një vajzë 7 vjeçare nga një ish-shef i Komisariatit i cili e goditi vajzën me skaf.
Teksa kanë kërkuar drejtësi për vdekjen e 7 vjeçares, protestuesit të hënën në mënyrë simbolike kanë hedhur bojën e kuqe në muret e ministrisë.
Ndryshe nga protesta e disa ditëve më parë, numri i pjesëmarrësve ishte relativisht i ulët, transmeton Euronews Albania.