Krimi i organizuar në pjesën veriore të Kosovës e rrezikon sigurinë kombëtare, ka deklaruar Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Në lidhje me situatën e fundit të tensionuar në Mitrovicën Veriore, Kurti tha se ka ekzistuar rreziku që situata të përshkallëzohej në një konflikt të armatosur.
“Padyshim që rreziku ekziston, por ne bëjmë gjithçka që atë ta minimizojnë”, ka thënë Kurti gjatë një interviste për REL.
Ndër të tjera, në këtë intervistë Kurti tha se nuk do të diskutojë lidhur me vendimet për targat dhe dokumentet hyrëse në takimin që do ta ketë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, më 18 gusht në Bruksel. Sipas tij, në mënyrë që më 1 shtator të shmangen tensionet e 31 korrikut, faktorët ndërkombëtarë “duhet ta zmbrapsin Beogradin në qasjen e tij destruktive ndaj Kosovës”.
Lexo intervistën e plotë këtu