Një tragjedi ka ndodhur pasditen e të premtes në Cetinjë të Malit të Zi, ku raportohet për të paktën 10 persona të vdekur pas një konflikti familjar.
Mediat lokale kanë raportuar se një burrë 34 vjeçar ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar mbi disa persona.
Jozyrtarisht mediat raportojnë për dhjetë të vdekur dhe gjasht të plagosur. Mes të plagosurve është edhe një polic, transmeton REL.
Qyteti i Cetinjës ndodhet 36 kilometra në perëndim të Podogricës. Sipas dëshmitarëve, sulmuesi po qëllonte rastësisht mbi njerëzit që ecnin në rrugë, përfshirë fëmijët.
Për ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili me anë të një mesaazhi në rrjetin social Telegram ka shprehur keqardhjen dhe ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave.
“Ka ndodhur një tragjedi që Mali i Zi nuk e mban mend. Ftoj të gjithë qytetarët e Malit të Zi që të luten për familjet e viktimave të pafajshme, të afërmit, miqtë e tyre dhe të gjithë qytetarët e kryeqytetit historik të Cetinjës”, shkruan Abazoviq.