Një ditë para takimit në Bruksel, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti nuk pajtohet pothuajse për asgjë.
“Do të kemi diskutime të vështira nesër, ne nuk pajtohemi thuajse në asgjë”, ka deklaruar Vuçiq të mërkurën.
Presidenti serb u shpreh kështu pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Ne duam të forcojmë bashkëpunimin me KFOR-in dhe NATO-n, dhe duam të evitojmë çfarëdo konflikti. Ne besojmë që nuk kemi bërë asnjë lloj provokimi”, ka thënë Vuçiq, transmeton REL.
Takimi i nesërm mes Kurtit dhe Vuçiq, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, mbahet pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës për shkak të vendimit të qeverisë kosovare për të zbatuar reciprocitetin sa i përket targave të veturave.