Tenisti serb Novak Djokoviç nuk do të mund të garoj në edicionin e sivjetëm të turneut amerikan US Open.
Shtetet e Bashkuara nuk do ta lejojnë futjen e tij në vend pasi ai nuk është i vaksinuar me vaksinën kundër Covid-19.
“Fatkeqësisht, nuk do të mundem të udhëtoj drejt Nju Jorkut këtë herë për US Open”, shkruajti zoti Djokovic, duke i uruar fat kolegëve të tij, transmeton VOA.
Ai tha se do të “ruante formën e mirë dhe frymën pozitive dhe do të priste për një mundësi për të konkuruar sërish”.
US Open fillon të hënën në Flushing Meadows.