Të shtunën mbrëma është përmbyllur edicionin i 79-të i Festivalit të Filmit në Venecia.
Dokumentari “All The Beauty And The Bloodshed” ka triumfuar duke fituar çmimin kryesor “Luani i Artë”.
Ky është i dyti film joartistik në historinë e Festivalit që merr “Luanin e Artë”.
Cate Blanchett dhe Colin Farrell janë kurorëzuar si aktorët më të mirë, në Sala Grande në Palazzo del Cinema.
“All The Beauty And The Bloodshed” ka në fokus aktivisten dhe fotografen 68-vjeçare Nan Goldin, përkatësisht përpjekjet e saj për të rrëzuar familjen Sackler të dinastisë farmaceutike “Purdue Pharma”, e cila ishte përgjegjësja më e madhe e numrit të pabesueshëm të vdekjeve nga përdorimi i “Oxycontin”, transmeton KOHA.
“Luani i Argjendtë” për regjisorin më të mirë shkoi për italianin Luca Guadagnino të filmit “Bones and All”, ndërsa Çmimin special të jurisë e mori regjisori iranian Jafar Panahi i filmit “No bears”.
Lexo më shumë këtu