Shqipëria do ta kandidojë për nominimet në çmimet Oscars 2022 në kategorinë ndërkombëtare me filmin “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur”.

Filmi është një bashkëprodhim midis Shqipërisë, Portugalisë, Greqisë dhe Kosovës. Premiera e tij pritet të jepet në nëntor. Është filmi i dytë i metrazhit nga Gentian Koçi. Cilësohet si dramë ekzistencialiste, bazuar në ngjarje të vërtetë.

“Jam shumë i gëzuar që filmi im i ri, ‘Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur’ është zgjedhur si kandidat zyrtar për ‘Academy Awards 2023’. Shumë faleminderit Qendrës Kombëtare Kinematogafike dhe anëtarëve të Komisionit përzgjedhës”, ka shkruar regjisori Koçi, njëherësh skenarist dhe producent filmash, transmeton KOHA.

Në garë për t’u bërë kandidat zyrtar i Shqipërisë për çmimin e madh në ceremoninë e vitit që vjen, pos “Një filxhan…” me skenar dhe regji të Gentian Koçit, kanë qenë edhe “Nji prej nesh”, nën regji të Ergys Metës dhe “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, nën regji të Fatmir Koçit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *