Në konkluzionet e Samitit të Procesit të Bërdo-Brionit, ndër të tjera, kërkohet nga Bashkimi Evropian që të bëhet libralizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Pas takimit të mbajtur të hënën në Slloveni, pjesëmarrësit ranë dakord në gjashtë konkluzione, përfshirë kërkesat që Bosnje dhe Hercegovinës t’i ofrohet statusi kandidad nga BE-ja dhe të “hiqet regjimi i vizave për të gjithë Ballkanin Perëndimor deri në fund të vitit 2022”.

Samiti i njohur si “Procesi i Bërdo Brionit”,  është një nismë slloveno-kroate e ndërmarrë në vitin 2010 nga Borut Pahor, asokohe kryeministër i Sllovenisë, me qëllim forcimin e besimit të ndërsjelltë në Ballkanin Perëndimor, bashkëpunimin rajonal, integrimin më të shpejtë të këtij rajoni në BE, transmeton DW.

Sipas Pahor, pjesëmarrësit e Samitit, ranë dakord për 6 konkluzione:

“1.Ritheksojmë rëndësinë e zgjerimit të BE-së si kontributi më i drejtpërdrejtë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. Zgjerimi është më shumë se gjeopolitikë.

2. Ne bëjmë thirrje për një proces më të shpejtë të integrimit në BE, në përputhje me kushtet e njohura për anëtarësim.

3. Ne bëjmë thirrje për dhënien e statusit kandidat për Bosnje dhe Hercegovinën deri në fund të vitit 2022.

4. Ne bëjmë thirrje për heqjen e regjimit të vizave për të gjithë Ballkanin Perëndimor deri në fund të vitit 2022.

5. I bëjmë thirrje BE-së të qëndrojë në krah të Ballkanit Perëndimor në zbutjen e pasojave të krizës ekomomike dhe energjetike.

6. Ne afirmojmë përkushtimin tonë për dialogun si e vetmja mënyrë për të kapërcyer mosmarrëvehjet dhe çështjet e hapura në rajon”, tha presidenti Pahor. Pas interesimit të gazetarëve, Pahor tha se në samit është diskutuar edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *