Artisti kosovar, Visar Kryeziu, arrin që përmes vetëm një vije në vizatim të krijojë pamjen e figurave historike kombëtare.
Secili vizatim i tij, menjëherë në shikimin e parë i jep publikut pamjen e personazhit që artisti ka paraqitur, edhe pse duke përdorur vetëm një vijë gjatë vizatimit.
Në intervistën për Portalin Dukagjini, ai ka rrëfyer në detaje ëndrrën e tij të plotësuar, dhe se çfarë do të thotë për të, të jesh artist i artit të veçantë, duke krijuar portrete me vetëm një vijë.
“Vizatimi im nga të tjerët dallon shumë sepse ka vetëm një vijë të pandërprerë në një sipërfaqe të bardhë, kurse fotografia nuk është që njeriu ka mundësi të ikë shumë nga një fotograf tjetër”, ka thënë Kryeziu.
Që nga viti 2008 jeton në Zvicër, në qytetin Cyrih, ku tashmë e gjashtë vjet punon si fotograf i pavarur, gjë e cila për të ka qenë gjithmonë qëllim për ta arritur.
Artisti nga Zvicra aktualisht është duke punuar një portret të një rilindasi, me poezitë e të cilit, janë rritur të gjithë.
Bëhet fjalë për autorin e mirënjohur, Naim Frashëri, i cili ishte poeti më i madh i Rilindjes Kombëtare, e që nga artisti në fjalë do të kemi mundësinë ta shohim portretin e tij në një vijë.
Lexo më shumë këtu