Të enjten u mbajt për herë të parë Festivali i Kafesë afër Urës së Ibrit në qytetin e Mitrovicës.
Motoja e këtij festivali ishte “Kojshi, hajde n’kafe”, duke i afruar kështu njërin me tjetrin qytetarët e dy pjesëve të qytetit.
“Është hera e parë që po shoh diçka të tillë në qytet dhe kisha qejf t’i sjell pak fëmijët. Kam pasur qejf që ata të shoqërohen edhe me fëmijë nga komunitetet e tjera”, u shpreh Kujtime Pllana Azemi, mitrovicase që kishte ardhur me dy fëmijët e saj në festival, transmeton REL.
Llazar Nikolliq, student i artit, mendon se iniciativa për krijimin e këtij kolazhi ka qenë “një sukses i madh, ka ende shumë fëmijë që po na ndihmojnë”.
Qëllimi i këtij festivali, sipas organizatorëve, ishte bashkimi i qytetarëve nga dy anët e qytetit afër Urës së Ibrit, që ndan Mitrovicën e Jugut me atë të Veriut.
Lexo më shumë këtu