Në moshën 59 vjeçare ka vdekur reperi i njohur, Coolio.
Menaxheri i tij, Jarez, ka deklaruar se reperi është gjetur i vdekur në banjon e njërit prej shokëve të tij.
Siç transmeton TMZ, pas mbërritjes së ekipeve mjekësore, reperi ka qenë pa shenja jete dhe sipas menaxherit Jarez fillimisht është dyshuar se reperi ka pësuar sulm kardiak.
Deri tani, shkaqet e vdekjet nuk janë bërë te ditura. Gjithashtu, raportohet se nuk është gjetur ndonjë lloj droge afër trupit të pajetë të reperit.
Coolio, emri i vërtetë i të cilit është Artis Leon Ivey Jr., depërtoi në skenën e rep muzikës në Los Angeles gjatë viteve 1980-ta, derisa u bë i njohur në gjithë Amerikën dhe përtej saj përmes hitit “Gangsta’s Paradise” të lëshuar në vitin 1995.