Është koha që Shtetet e Bashkuara ‘ta vendosin tani’ zgidhjen përfundimtare në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe ‘të mos zgjatet’, ka deklaruar lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Me lanë me u zgjatë mund t’i ikë rendi kësaj punës sonë”, ka thënë Haradinaj të shtunën.

“I kam kërkuar kryeministrit (Kurti) që ta bëjë një kërkesë të presidenti amerikan që tash të vendoset kjo punë”, ka thënë ai.

Ai e dha edhe një arsye se pse duhet të kihet kujdes në këtë proces.

“Nuk ka në dialog lojë shtesë, as ndeshje të kthimit e as penallti”, ka thënë tutje ai, transmeton KOHA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *