Lufta ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës ka ndikuar edhe në Kosovë, sikurse edhe në vendet e tjera të Evropës, por nuk është identifikuar “ndonjë kërcërnim i shtuar” ndaj Kosovës, ka deklaruar komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari.
Kajari tha se fillimi i luftës në Ukrainë solli edhe tensione në Kosovë të cilat më pas u qetësuan dhe “tani nuk e kemi këtë nivel të lartë të tensioneve”.
“Sa i përket sigurisë, KFOR-i monitoron situatën në mbarë Kosovën dhe nuk kemi identifikuar ndonjë kërcënim të shtuar të sigurisë ndaj Kosovës për shkak të luftës në Ukrainë. Ne e kemi filluar këtë aktivitet monitorues edhe para se të shpërthejë lufta në Ukrainë, dhe me bindje mund të them se nuk kemi identifikuar ndonjë kërcënim të shtuar ndaj Kosovës, për sa i përket këtij konflikti në Ukrainë”, ka thënë Kajari për KosovaPress.
Ai thotë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është platforma e duhur për të ngritur të diskutuar të gjitha mosmarrëveshjet dhe të shmangen trazirat.
Lexo më shumë këtu