Përfaqësuesi i Ukrainës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Oleksiy Goncharenko, i ka bërë thirrje të gjitha vendeve të këtij këshilli që nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta njohin atë.

Në fjalimin e së martës, Goncharenko, u shpreh se Kosova duhet të njihet nga 12 vendet e Këshillit të Evropës që ende s’e kanë njohur.

“Po ju drejtohem, ju lutem ta njihni këtë vend (Kosovën) si shtet të pavarur siç luftuan ata për të ardhmen e tyre, për pavarësinë e tyre dhe duhet të ulen këtu së bashku me ne, të jenë pjesë e Këshillit të Evropës dhe vetëm kështu ne mund të bëhemi më të fortë”, tha ai, derisa në gjuhën shqipe tha “Kosova është Evropë”, tansmeton KOHA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *