Në kohën e kërcënimeve nga Rusia për përdorim të armëve bërthamore, NATO ka vendosur që të mbaj stërvitjen vjetore të parashikuar ku do të përdoren edhe avionët e armëve bërthamore.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, njoftoi të martën se do të mbahet kjo stërvitje.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse do të ishte më mirë shtyrja e kësaj stërvitjeje në një kohë kur edhe Putini është duke kërcënuar për përdorimin e armëve bërthamore, shefi i NATO-s tha se diçka e tillë do të jepte mesazh të gabuar te Rusia duke i rritur asaj oreksin, raporton AbcNews.

“Forcimi i NATO-s është e vetmja mënyrë për t’iu përgjigjur këtyre kërcënimeve për përdorimin e armëve bërthamore nga Rusia kundrejt Ukrainës”, tha Stoltenberg.

Stërvitja vjetore zhvillohet javën e ardhshme dhe do të përfshijë 14 anëtarë të NATO-s dhe avionë që përdorin armë bërthamore. Po ashtu, gjatë stërvitjes do të angazhohen edhe avionë te tjerë të luftës konvencionale si edhe avionë çisternë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *