Raporti i progresit i Komsionit Evropian ka kritikuar gjendjen e shëndetësisë publike në Kosovë duke theksuar ngecjet e zhvillimeve në këtë sektor të rëndësishëm të vendit.

Një nga pikat më shqetësuese për shëndetësinë në Kosovë, theksuar në raport, është vdekshmëria e të posalindurve dhe foshnjave.

“Sa u përket pabarazive në kujdesin shëndetësor, qasja e shërbimeve shëndetësore për fëmijët përben shqetësim – nuk ka pasur përmirësime te shkalla e vdekshmërisë te të porsalindurit, foshnjat dhe fëmijët, e cila është 3 herë me lartë sa mesatarja në Evropë dhe më e larta në regjion”, thuhet në raport, transmeton KOHA.

“Në politikën e shëndetit publik, cilësia e kujdesit shëndetësor mbetet shqetësuese. Nuk pati asnjë përparim në futjen e një skeme universale të sigurimit shëndetësor dhe sistemi i informimit shëndetësor mbetet jo funksional”, thuhet në raport.

Në raport thuhet se nuk ka progres në hartimin e strategjisë nacionale për shëndetësi, nuk ka zhvillime në fushën e shëndetit mendor dhe është i pazbatueshëm ligji antiduhan.

Megjithatë, në raport vlerësohet pozitivisht Qeveria e Kosovës për menaxhimin e COVID 19, procesin e vaksinimin dhe procesin e amendamentimit të disa ligjeve aktuale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *