Gjermania po mundohet të gjejë mënyra për t’i ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor që ta kalojnë më lehtë këtë dimër që pritet të karakterizohet me krizë për energjinë elektrike.
Ministrja gjermane për Evropën dhe Klimën, Anna Luehrmann, tha të dielën se “në Gjermani po të planifikojmë të kemi 100 për qind energji të ripertrishme deri në vitin 2035 si një vend shumë i industrializuar”.
“Ju keni më shumë orë dielli këtu në Kosovë sesa ne në Gjermani, kështu që ne për problemet që po përballemi me çmimet e energjisë po mundohemi të përshpejtojmë këtë tranzicion për energjinë e ripërtërishme për të investuar më shumë në të, për të përdorur kulmet e çatisë për energjinë diellore si dhe të shfrytëzojmë tokën si kjo që po qëndrojmë, mbi hirin e prodhimit të qymyrit të vjetër”, tha Luehrmann, transmeton KOHA.
Ministrja gjermane vizitoi të dielën ish-deponinë e Termocentralit “Kosova A”, ku pritet të realizohet projekti i parkut solar me përkrahje të qeverisë gjermane.
“Ne jemi duke munduar të aprovojmë një mekanizëm në BE që do t’iu jap përparësi produkteve të prodhuara me energji të ripërtritshme, që do të thotë se gjithë produktet e prodhuar me qymyr do të kenë problem të hyjnë në tregun e BE-së në një periudhë të shkurtër kohore. Prioriteti numër dy është veçanërisht për këtë dimër, jemi duke u mundur të ulim konsumin e energjisë, objektivi i BE-së është shkurtimi i konsumit për 20 për qind”, ka thënë ajo.
Por, këtë dimër, dhe atë të vitit të ardshëm, sipas ministres gjermane, vendet evropiane duhet të jenë solidare dhe t’i ndihmojnë njëra-tjetrës që të kalojnë sa më lehtë.