Shkrimtari Slaman Rushdie ka humbur aftësinë e lëvizjes së njërës dorë dhe të pamurit në njërin sy, ka njoftuar të dielën agjenti i tij i botimeve Andrew Wylie.
Dy muaj më parë, Rushdie u sulmua me thikë nga Hadi Matar, derisa po përgatitjes të mbante ligjeratë në Chautauqua Institution në Shtetet e Bashkuara.
“Ai do të jetojë… Kjo është e rëndësishme”, tha Wylie, transmeton VOA.
Pas sulmit, zoti Rushdie u kurua në një spital në Pensilvani, ku u vendos për pak kohë edhe në respirator, që zoti Wylie e quajti “një sulm brutal” që i preu nervat e njërit krah.
24-vjeçari Hadi Matar, nga Nju Xhersi, është burgosur dhe nuk pranoi fajësinë për tentativën për vrasje dhe për goditjet gjatë sulmit të 12 gushtit ndaj zotit Rushdie.