Festimet për festën e Halloween në Seul të Koresë Jugore janë kthyer në tragjedi, kur të shtunën mbrëma kanë vdekur të paktën 146 persona dhe 150 të tjerë janë lënduar.
Situata ka dalë jastë kontrollit dhe është kthyer në kaos me pasoja tragjike, në një prej zonave të njohura për jetën e natës në kryeqytetin korean.
Ende nuk ka informacione se çfarë saktësisht ka shkaktuar kaosin dhe shtypjen e turmës.
Kaosi në turmë ndodhi të shtunën mbrëma në një pjesë të kryeqytetit që është e mbushur me kafene dhe restorante që frekuentohen nga të rinjtë.
Mediat e Koresë së Jugut kanë njoftuar se një takim urgjent është thirrur menjeherë nga Presidenti Yoon Suk-yeol.