Policët serbë në veri të Kosovës nuk do të zbatojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës për lëshimin e qortimeve për qytetarët që nuk kanë targat e Republikës së Kosovës në veturat e tyre.

Kështu ka thënë Drejtori i policisë për rajonin e veriut të Kosovës, Nenad Gjuriç, i cili ka akuzuar drejtorinë e policisë në Prishtinë për trysni ndaj pjesëtarëve serbë të policisë.

“Policët nga rajoni i veriut nuk mund ta zbatojnë atë vendim sepse është politik dhe këmbëngulës në radhë të parë kundër komunitetit serb të cilit edhe vet i përkasim”, ka thënë ai të mërkurën, transmeton VOA.

“Ne këkrojmë pajtueshmëri të plotë me Marrëveshjen e Brukselit, sipas së cilës përgjegjësite tona janë të përcaktuara qartë”, tha Gjuriç.

Të martën autoritetet filluan zbatimin e vendimit të qeverisë qendrore në Prishtinë për të paralajmëruar qytetarët serbë në veriun e Kosovës për afatet e përcaktuara për ndërrimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia me ato të Kosovës që duhet të përmbyllet në muajin prill të vitit të ardhshëm.

Por, Beogradi zyrtar dhe përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës nuk pajtohen me vendimin e qeverisë së Kosovës për t’i zëvendësuar targat e lëshuara nga Serbia me ato të Kosovës, RKS.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar nga Kosova që të shtyjë për dhjetë muaj zbatimin e vendimit për konvertimin e targave të makinave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *