Nuk mund të ketë vazhdim të situatës së njëjtë ku çdo qështje të kthehet në “mollë sherri” në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar një zyrtar i lartë pranë kancelarit gjerman të martën në Berlin.
Siç transmeton DW, në prag të fillimit të edicionit të sivjetëm të Procesit të Berlinit, gjatë takimeve të kësaj jave pritet që në në adresë të Kosovës dhe Serbisë të dëgjohen mesazhe të qarta.
Qarqe qeveritare nga Berlini thanë të martën se tashmë ka ardhur “momenti i së vërtetës” për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe se prej tyre pritet “që të nxjerrin mësimet nga realiteti i ri, i krijuar që nga invazioni rus në Ukrainë,” tha një zyrtar i lartë pranë kancelarit gjerman të martën në Berlin.
Gjermania dhe Franca aktualisht po bëjnë presion diplomatik që Kosova dhe Serbia të pajtohen me propozimin e tyre për normalizimin e marrëdhënieve. “Sot nuk ka më vend për konflikte të tilla, me potencial shpërthyes, siç është ai midis Kosovës dhe Serbisë”, tha zyrtari.
Lexo më shumë këtu