Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka reaguar pas vendimit të Listës Serbe që të largohet nga përfshirja në të gjitha insititucionet e Kosovës.

“Pse gjithmonë përshkallëzim, shkatërrim”, i ka drejtuar Mandl pyetjen Presidentit të Serbisë, Aleksandsar Vuçiq.

Në reagimin e tij në Twitter, eurodeputeti ka ngritur pyetjen edhe “pse Serbia nuk largohet nga të gjitha lidhjet me Rusinë e Putinit”.

Tutje, Mandl shkruan: “Pse kërcënoni fqinjin tuaj vazhdimisht? A nuk keni absolutisht aspak kuptim për mësimet që mëson historia?”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *