Plani franko-gjerman për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë është bazë e mirë dhe për te duhet të diskutohet në Kuvendin e Kosovës, është qëndrimi i partive kryesore opozitare.
Ato kërkojnë nga Qeveria që ta shfrytëzojë momentumin, e njëkohësisht ta sjellë në Kuvend për diskutim qëndrimin për këtë plan.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kërkuar që koordinimi i SHBA-së dhe i BE-së për të dërguar në një nivel të ri dialogun mes Kosovës dhe Serbisë duhet të merret seriozisht, transmeton KOHA.
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar nga ekzekutivi që të sjellë në Kuvend debatin formal për dialogun, duke e kritikuar atë për jotransaprencë.
Ndwrsa, edhe pse plani franko-gjerman është refuzuar nga Serbia, sipas njohësve të procesit të dialogut, ai është ende aktiv dhe në diskutim nga palët.
Lexo më shumë këtu