Një shpërthim në një pjesë shumë të frekuentuar të Stambollit ka lënë të vdekur së paku 6 persona dhe ka lënduar 81 të tjerë.
Shpërthimi ndodhi rreth orës lokale 16:20 të së dielës në një pjesë të sheshit Taksim.
Zëvendës-Presidenti turk, Fuat Oktay, tha se shpërthimi mendohet të jetë sulm terrorist.
Ndërkohë, Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se do të ndëshkohet kushdo që e ka kryer sulmin.
Deri tani, askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Ambasada e Kosovës në Turqia ka shprehur ngushëllime për viktimat që humbën jetën në sulmin vdekjeprurës në Taksim të Stambollit. Në reagim, Ambasada tha se përfaqësitë diplomatike të Kosovës në Turqi “janë në komunikim të ngushtë me autoritetet vendore turke lidhur me zhvillimet e fundit”.
“Luten shtetasit tanë të cilët gjenden në Stamboll që në rast nevoje të kontaktojnë në numrin emergjent të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stamboll +90 (531) 105 63 91”, thuhet në njoftim.