Në Shtetet e Bashkuara, demokratët arritën të mbajnë kontrollin e Senatit pasi Senatorja Catherine Cortez Masto fitoi rizgjedhjen në Nevada.
Kjo është një fitore të rëndësishme për Presidentin Joe Biden, i cili shprehu kënaqësinë për rezultatin.
Republikanët mbeten pranë marrjes së kontrollit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, ndërsa zyrtarët vazhdojnë numërimin e votave pas zgjedhjeve për Kongresin të së martës, transmeton VOA.
Demokratët arritën të mbajnë kontrollin e Senatit, duke zmbrapsur kështu përpjekjet e republikanëve për të marrë shumicën dhe duke ua bërë atyre më të vështirë pengimin e programit të Presidentit Biden. Vetë zoti Biden tha se ishte jashtëzakonisht i kënaqur nga rezultati.
E ardhmja e Dhomës së Përfaqësuesve mbetet ende e paqartë ndërsa Partia Republikane po përpiqet të arrijë një shumicë me diferencë të ngushtë.
Kontrolli i Senatit nga demokratët siguron një proces më të qetë për emërimet në kabinetin e Presidentit Biden dhe ato në gjyqësor, përfshirë emërimet për vakanca të mundshme në Gjykatën e Lartë.