Banksy ka konfirmuar se është punim i tij grafiti i një gjymnast në një ndërtesë të granatuar në Ukrainë.
Bansky ka postuar një foto të muralit në Instagram. Në të shihet një gjimnast që qëndron në dy duar përderisa gjendet në mes të gërmadhave, në Borodyanka.
Muralet të cilat u panë në kryeqytetin e Ukrainës dhe rreth tij kishin çuar në spekulime se artisti anonim po punonte në vendin e shkatërruar nga lufta.
Një tjetër, e padeklaruar zyrtarisht, paraqet një burrë që ngjan me Vladimir Putinin, duke u mundur në xhudo nga një fëmijë.