Dy persona kanë vdekur të martën në territorin e Polonisë në afërsi me kufirin e Ukrainës pas një sulmi me raketa, derisa ende nuk dihet sakt kush e ka kryer sulmin.
Mediat polake dhe agjencia Associated Press kanë raportuar se Rusia është përgjegjëse për këtë sulm në territorin polak, por deri tani ende nuk ka një konfirmim zyrtar.
Ndërkohë, mediat në Rusia kanë raportuar se sulmi është kryer nga forcat ukrainase dhe se është bërë me qëllim të provokimit dhe eskalimit të situatës.
Ky sulm në territorin polak po ndodh në ditën kur Rusia ka zgjeruar sulmet ndaj forcave ukrainase, duke sulmuar me raketa kryeqytetin e Kievit ku është raportuar për të paktën një të vrarë gjatë ditës së martë.
Në reagimin e saj, Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Barbock tha se Gjermania është duke e monitoruar situatën nga afër dhe po mban kontakte me “miqtë tanë polak dhe aleatët në Nato”.
Ndërsa, Kryeministri holandez Mark Rutte reagoi në rrjetet sociale duke theksuar se “është e rëndësishme tani të vërtetohet se çfarë saktësisht ka ndodhur”.
Përmes një postimi në Twitter, shefi i Nato-s Jens Stoltenberg tha se Nato është duke e monitoruar situatën.
“Është e rëndësishme të vërtetohen të gjitha faktet,” ka thënë Stoltenberg.