Kalimi nga qortimi në gjobitjen e shoferëve që mbajnë targa ilegale serbe në Kosovë do të filloj të aplikohet nga 22 nëntori.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur njoftimin, derisa ishte paraparë që një vendim i tij të filloj aplikimin nga e hëna e 21 nëntorit.

Ndërkohë, të hënën në Bruksel do të mbahet takimi i radhës i nivelit të lartë në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuqiq do të takohen bashkë me ndërmjetësuesit europianë, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.

Në njoftimin nga Bashkimi Evropian është bërë e ditur se temë e këtij takimi do të jetë qështja e targave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *