Për herë të parë Konferenca Botërore e Klimës ra dakord për një fond të përbashkët për të kompensuar dëmet prej klimës në vendet më të varfra.

Në deklaratën e tyre përfundimtare që u publikua të dielën në mëngjes, rreth 200 shtete rikonfirmuan gjithashtu vendimin e tyre të mëparshëm për të hequr gradualisht dorë nga përdorimi i qymyrit, transmeton DW.

Por në deklaratë nuk përmendet heqja dorë nga nafta dhe gazi.

Fondi i ri i kompensimit synon të zbusë pasojat e pashmangshme të ngrohjes globale – si p.sh. nga thatësirat gjithnjë e më të shpeshta, përmbytjet dhe stuhitë, por edhe nga ngritja e nivelit të detit dhe krijimi i shkretëtirave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *