Shefi i Politikës së Jashtme të BE’së, Joseph Borrell ka njoftuar se Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për targat.

Borrell përmes një cicërime në Twitter tha se kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, nën lehtësimin e BE’së kanë rënë dakord për masat në mënyrë që të shmangen përshkallëzimet e mëtutjshme.

Borell e konfirmon se ka marrëveshje Kosovë- Serbi

Shefi i Politikës së Jashtme të BE’së, Joseph Borrell ka njoftuar se Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për targat.

Borrell përmes Twitterit tha se kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, nën lehtësimin e BE’së kanë rënë dakord për masat në mënyrë që të shmangen përshkallëzimet e mëtutjshme.

“Ne kemi nje marrëveshje! Me kënaqësi të njoftoj se kryenegociatorët e #Kosovës dhe #Serbisë nën lehtësimin e BE-së kanë rënë dakord për masat për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për t’u përqëndruar plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve të tyre”.

Borrell, nëpërmjet një njoftimi, ka thënë se sipas marrëveshjes së arritur të mërkurwn, Serbia do të ndalojë së lëshuari tabela me denominime të qyteteve të Kosovës, ndërkaq Kosova do të pushojë së ndërmarruri veprime që lidhen me ri-regjistrimin e veturave, transmeton Gazeta Express.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *