Kosova ka ulur tensionet me vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve lokale në veri, por retorika e Serbisë po bënë të kundërtën, ka deklaruar Ministrja e Jashtme e Gjermanisë Annalena Baerbock.
“Kosova uli tensionet duke shtyrë zgjedhjet lokale. Retorika e fundit nga Serbia bëri të kundërtën. Sugjerimi për dërgimin e forcave serbe në Kosovë është krejtësisht i papranueshëm. Kështu janë edhe sulmet e fundit ndaj EULEX-it. E gjithë mbështetja ime shkon për dialogun e udhëhequr nga BE-ja”, ka shrkuar Baerbock në Twitter.
Kjo deklaratë e ministres gjermane vjen në ditën kur ambasada amerikane dhe ajo britanike në Prishtinë kanë lëshuar deklarata duke bërë thirrje për largim të barrikadave të vendosura në veri të Kosovës nga serbët lokalë.