Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Angelo Michele Ristuccia, ka bërë thirrje që të shmangen retorikat apo veprimet që mund të tensionojnë edhe më shumë gjendjen në veri të Kosovës.

“Është e rëndësishme që të gjithë të përfshirët të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë tensione dhe të përshkallëzojë situatën”, thuhet në një deklaratë zyrtare të Ristuccias.

Ai ka thënë se KFOR-i mbështet dialogun për të gjetur marrëveshje me qëllim të zbutjes së tensioneve në veri, transmeton Gazeta Express.

Ne presim që të gjithë aktorët të përmbahen nga shfaqjet provokuese të forcës dhe të kërkojnë zgjidhjen më të mirë për të garantuar sigurinë e të gjitha komuniteteve. Ne i inkurajojmë të gjitha palët që të ndihmojnë në sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë dhe të parandalojnë narrativat mashtruese që të ndikojnë në procesin e dialogut”, thuhet në deklaratë.

“Mbesim vigjilentë dhe plotësisht të aftë për ta përmbushur mandatin që bie nën Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të gjitha komunitetet në Kosovës. Zgjidhjet duhet të gjenden nëpërmjet dialogut”, përfundon deklarata e komandantit të KFOR-it.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *