Lufta në Ukrainë, dhuna në Meksikë, ligjet shtypëse në vende të ndryshme dhe burgosjet e kanë bërë vitin 2022 një vit të vështirë për gazetarët.

Me gazetarët e burgosur në Iran duke mbuluar protestat ose gazetarët e vrarë në Bregun Perëndimor duke mbuluar përleshjet, arrestimet dhe dhuna vdekjeprurëse janë në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave.

Studiuesit thonë se liria e shtypit në vitin 2022 ka rënë, transmeton VOA.

“Fatkeqësisht, ne kemi parë një rritje të numrit të gazetarëve që po arrestohen, mbahen peng dhe vriten në mbarë botën”, thotë Clayton Weimers, nga organizata Reporterët pa Kufij.

Organizata “Reporterët pa Kufij” raporton se 533 gazetarë u arrestuan këtë vit dhe 57 u vranë. Kina, Mianmari dhe Irani janë shtetet që kanë burgosur më shumë gazetarë, ndërsa Meksika, Ukraina dhe Haiti ishin vende veçanërisht vdekjeprurëse për t’u mbuluar në vitin 2022.

Lufta e Rusisë në Ukrainë la një gjurmë të madhe, me Moskën që imponoi ligje represive që synonin ndalimit e raportimit të lirë dhe shumë media u detyruan të mbylleshin.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *