Për të tretën herë, Arben Vitia është emëruar Ministër i Shëndetësisë së Kosovës.
Të hënën, Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka njoftuar se Kryeministri Albin Kurti ka emëruar Arben Vitinë ministër për Shëndetësi.
Kjo është hera e tretë, që nga viti 2020, që Vitisë i besohet menaxhimi i këtij sektori.
Vitia ishte ministër në Qeverinë Kurti 1. Për disa kohë ishte ministër edhe në Qeverinë Kurti 2, për t’u dorëhequr për shkak të garës për kryetar të Prishtinës, të cilën e humbi më pas, transmeton KOHA.
Prej asaj kohe Vitia nuk ishte pjesë e jetës publike përveç angazhimeve në Degën e Vetëvendosjes në Prishtinë. Ai filloi punën si menaxher në një spital privat.
Kthimin e ministrit Vitia në krye të Shëndetësisë e kanë kritikuar partitë opozitare.
Lexo më shumë këtu