Në moshën 82 vjeçare ka vdekur legjenda e futbollit brazilian dhe botëror, Pele.

Gjatë viteve të fundit, Pele kishte vuajtur nga probleme shëndetësore në prostatë dhe veshkë.

Edson Arantes do Nascimento, i njohur në tërë botën si Pele, mban rekordin për shënimin e 1,281 golave në 1,363 paraqitje gjatë karrierës së tij 21-vjeqare, përfshirë 77 gola për shtetin e tij në 92 paraqitje.

Pele mbetet lojtari i vetëm që ka fituar tri herë Kupën e Botës, më 1958, 1962 dhe 1970.

Në vitin 2000, Pele u zgjodh nga Fifa si Lojtari i Shekullit.

Në vitin 2021, legjenda u operua për të larguar një tumor në zorrë. Në nëntor të vitit 2022 ai u rishtrua në spital.

Në moshën 17 vjeqare, Pele tërhoqi vëmendjen e publikur botëror kur ndihmoi Brazilin të fitoj Kupën e Botës në vitin 1958 në Suedi. Ai shënoi golin e fitores kundër Uellsit në qerek-finale, një hetrik në gjysëmfinale kundër Francës dhe dy gola në fitoren 5-2 në finale kundër suedezëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *