Dogana e Kosovës ka shënuar 1 miliard e 531 milionë euro të hyra përgjatë vitit 2022.

Gjatë një konference për media, Drejtori i Doganës, Agron Llugaliu, ka njoftuar se gjatë këtij viti janë shënuar 11.23 përqind të hyra se në vitin paraprak.

Edhe importi dhe eksporti kanë regjistruar rritje gjatë vitit të fundit.

“Vlera  e mallrave të importuar është 5,603 miliardë euro, apo 20% më shumë se vitin e kaluar kur vlera e mallit  në import ishte 4,649 miliardë euro. Ndërsa vlera e mallrave në eksport për këtë vit është 869.5 milion euro. Rritja e gjithëmbarshme krahasuar me vitin paraprak për nga vlera është  22 % më  shumë se në vitin 2021 ku vlera e mallrave në eksport ishte  712.8 milionë euro”, thuhet në kumtesë, transmeton Klan Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *