Dyshja angleze Everything But The Girl kanë ndarë një video të shkurtër përmes së cilës paralajmërojnë rikthimin përmes një kënge të re.
Kjo do të jetë hera e parë që grupi i zhanrit elektronik-house do të ofrojnë këngë të re në 24 vite.
Gjatë vitit të kaluar, dyshja konfirmoi se do të rikthehen me album të ri, të parin që nga Temperamental të vitit 1999.
Në klipin e lëshuar të premten, fjalët të cilat përsëriten janë: “Çfarë mbetet për t’u humbur? Asgjë nuk mbetet për t’u humbur. Më puth derisa bota shkatërrohet. Më puth derisa muzika luhet. Çfarë mbetet për t’u humbur? Asgjë nuk mbetet për t’u humbur.”
Formuar më 1982 nga Ben Watt dhe Tracey Thorn, bendi ka lëshuar shtatë albume. Dyshja arriti të ketë dymbëdhjetë këngë në vendin e parë të Top 40 në Mbretërinë e Bashkuar, derisa hiti “Missing” arriti të nominohet për qmimet BRIT si remix nga Todd Terry.