Këtë të enjte, Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme do ta ketë në rend dite edhe çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Votime: Propozimi i Parlamentit për rregullat për votimin e evropianëve dhe qëndrimin në zgjedhjet komunale në shtetet tjera të BE-së (rapor. Joachim Brudzinski). Liberalizimi i vizave me Kosovën – marrëveshja trepalëshe (rapor. Thijs Reuten)”, është njoftuar në faqen në Twitter të Komitetit.

Gjithashtu, për këtë ka njoftuar edhe eurodeputeti holandez Thijs Reuten.

“Pas marrëveshjes shumë gjatë të pritur, që u arrit dhjetorin e kaluar mes shteteve anëtare të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën, ne do ta mbajmë ritmin në Parlamentin Evropian. Votim në Komitet këtë të enjten”, ka shkruar Reuten në Twitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *