Ceremonia e BRIT Awards do të mbahet gjatë muajit shkurt, derisa nominimet për këtë edicion u bënë të ditura gjatë ditës së enjte.
Pas publikimit të nominimeve, kritikat kanë vërshuar në lidhje me kategorinë për artistin më të mirë të vitit në Mbretërinë e Bashkuar (UK Artist Of The Year).
Në pesë të nominuarit, të gjithë janë këngëtarë meshkuj dhe asnjë femër.
“Një hap para, tre hapa mbrapa”, ka shkruar muzicienti Tim Burgess duke kritikuar organizatorët për këtë kategori të nominimeve, derisa ka kujtuar se një vitë më parë ishin larguar kategoritë e ndarë sipas gjinisë së artistëve.
Një zëdhënës i çmimeve Brits ka thënë se ishte “zhgënjyese” mungesa e një artisteje në këtë kategori.
“Duhet gjithashtu të kuptojmë se gjatë vitit 2022 kishte më pak këngëtare të profilit të lartë në publikimet e mëdha sikur që ndodhi gjatë vitit 2021”, ka deklaruar për HuffPost.
“Ky trend bazuar në orarin e lëshimit të materialeve janë pjesë e industrisë së muzikës, por, nëse me kalimin e kohës, krijohet një model, atëherë kjo vendos një përgjegjësi në këtë industri për t’u marrë me këtë çështje – dhe BPI është duke e bërë një studim të madh për të identifikuar pengesat që mund t’i ndalojnë femrat të bëhen të suksesshme në muzikë, dhe kështu të ketë zgjidhje që çojnë në një ndryshim të kuptimtë.”
Më poshtë mund të shikoni disa prej reagimeve të shumta që janë bërë në rrjetet sociale: