Pas 24 vite, dyshja Everything But The Girl janë rikthyer me një këngë të re.
“Kemi dashur të rikthehemi me diçka që tingëllon moderne,” ka thënë Tracey Thorn për këngën e re “Nothing Left to Lose”.
Kënga mund të reshtohet në zhanrin dance music për të cilin njihet bendi, duke i shtuar tinguj dhe çasje që e gjejmë te zhanri Garage që pëlqehet shumë në Mbretërinë e Bashkuar.
Për më shumë, ajo që e tërheq secilin dëgjues dhe fans të dyshes është edhe zëri dallues i Thorn që në refrenin e këngës përsërit “Çfarë ka mbetur për t’u humbur”.