Kosova është renditur në vendin e 87-të për fuqinë e pasaportës së saj, e cila u hap qytetarëve mundësinë për të udhëtuar në vendet e botës.
Të pajisurit me pasaportën e Kosovës kanë të hapura 56 destinacione, por në 41 prej këtyre vendeve u kërkohet pajisja me vizë udhëtimi, transmeton KultPlus.
Të dhënat janë bërë të ditura nga indeksi i pasaportave të “Arton Capital” që merr në konsideratë pasaportat e 193 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe gjashtë të tjerave – Kosova, Tajvan, Macau, Hong Kong, Territori Palestinez dhe Vatikani.
Renditja Globale e Pasaportave e vendos Japoninë në vendin e parë, me një qasje pa viza në një rekord prej 193 destinacionesh në mbarë botën, pak përpara Singaporit dhe Koresë së Jugut, qytetarët e të cilëve mund të vizitojnë lirisht 192.
Nën tre vendet e para aziatike, një numër i madh vendesh evropiane qëndrojnë pranë majës së renditjes. Gjermania dhe Spanja janë të lidhura në 190 destinacione, të ndjekura nga Finlanda, Italia dhe Luksemburgu me 189.
Më pas janë Austria, Danimarka, Holanda dhe Suedia të gjitha në vendin e pestë, ndërsa Franca, Irlanda, Portugalia dhe Mbretëria e Bashkuar janë në vendin e 6-të.