Shqipëria është goditur mbrëmjen e së hënës nga një tërmet me magnitudë 3.7 ballë, me qendër 14 kilometra në afërsi të Burrelit, transmeton Top Channel.

Kjo është lëkundja e dytë brenda 24 orëve që godet Shqipërinë.

Të dielën në mbrëmje u shënua një tërmet me magnitudë 4.7, me qendër 23 kilometra në verilindje të Tiranës.

Nga tërmeti i së dielës është raportuar për dëme në disa shtëpi në fshatin Xibër Murriz të Klosit.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *