Kryediplomati i Togos, Robert Dussey, ka deklaruar të hënën në Beograd se është tërhequr vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Në vitin 2014, Ministria e Jashtme e Kosovës kishte konfirmuar njohjen e shtetit të Kosovës nga shteti i Togos.
“Ne në Togo e njohim vetëm një Serbi, një Serbi që është unike. Një Serbi që e bart flamurin për të gjithë popullin e saj në tërë territorin e saj. Më vjen mirë që e përmendët tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, kjo tërheqje është definitive. Edhe ne jemi sot mes miqsh, miqtë jeni ju” ka thënë Dussey të premten, transmeton Gazeta Express.
Këtë ai e ka bërë në një deklaratë në gjuhën frënge gjatë konferencës për media me homologun e tij serb Ivica Daçiq.
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq po ashtu ka takuar diplomatin afrikan.
“E çmojmë lartë mbështetjen e këtij vendi të rëndësishëm afrikan për rujatjen e integrtetit dhe tërësisë së Serbisë në pajtim me normat e së drejtës ndërkombëtare” ka shkruar në Instagram Vuçiq, pa përmendur nëse Togo zyrtarisht ka tërhequr njohjen.