Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, tha se Rusia duhet t’u jap fund përpjekjeve për rekrutimin e serbëve për të luftuar përkrah grupit të saj paraushtarak Wagner në Ukrainë.

Ai kritikoi faqet e internetit të Rusisë dhe grupet e rrjeteve sociale për publikimin e reklamave në gjuhën serbe në të cilat grupi Wagner thërret vullnetarët që t’u bashkohen radhëve të tij.

“Nuk është e drejtë që dikush thërret njerëzit në Serbi, e cila është e vetmja që nuk i ka vënë sanksione Rusisë, të luftojnë në Ukrainë, kur dihet se kjo është kundër rregullave tona”, tha presidenti serbë të hënën vonë në një intervistë në televizionin Happy, transmeton VOA.

Vullnetarët serbë morën pjesë në luftime së bashku me forcat pro-ruse në Ukrainë në vitet 2014 dhe 2015. Askush nuk i di numrat e saktë, por dhjetëra serbë janë regjistruar për të luftuar në Ukrainë që nga viti 2014, thonë vëzhguesit.

Të martën, agjencia ruse e lajmeve RIA, transmetoi pamjet televizive të dy burrave të maskuar që u identifikonin si vullnetarë serbë në një kurs trajnimi për përdorimin e armëve në pjesët e kontrolluara nga Rusia të rajonit Zaporizhzhia në Ukrainë.

Ligjet serbe ndalojnë pjesëmarrjen e qytetarëve të Serbisë në konfliktet jashtë vendit dhe disa persona janë dënuar për këtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *