Shtetet e Bashkuara e shohin të rëndësishme që Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë të formohet sipas Kushtetutës së vendit, ka deklaruar këshilltari i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Ai ka theksuar se Asociacioni nuk do të krijojë në Kosovë gjendje politike si ajo në Bosnje e Hercegovinë.

“Duhet të jem i qartë, nuk i ngjan Republikës Srpska”, ka thënë Chollet në një intervistë për N1, transmeton KOHA.

I pyetur për planin franko-gjerman, Chollet s’ka dhenë detaje, por ka shtuar se “SHBA-ja përkrah dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian me qëllimin e normalizimit, në drejtim të njohjes reciproke”.

Për mundësinë e pranimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ai ka thënë se do të jetë e vështirë, por se SHBA-ja do të avokojë në vazhdimësi për të.

“Përpjekjet për çnjohje të Kosovës në komunitetin ndërkombëtar, janë humbje kohe dhe energjie”, ka theksuar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *