Situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë tani është e qetë, por shumë e brishtë, e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme, ka deklaruar komandanti i KFOR-it në Kosovë, Angelo Michele Ristuccia.

Ristuccia tha kështu në takimin e krerëve ushtarak të NATO-s në Bruksel.

“Për aq kohë sa do të ketë rritje të tensioneve, pasiguria në mesin e popullatës rritet. Një incident i vetëm rrezikon të dëmtoj arritjet e disa viteve në krijimin e paqes dhe sigurisë”, tha Ristuccia duke përsëritur qëndrimin se KFOR është i gatshëm dhe ka kapacitetet e nevojshme të veprojë nëse duhet.

Takimi dyditësh i komitetit ushtarak të NATO-s është udhëhequr nga shefi i këtij komiteti, admirali Rob Bauer, dhe kanë marrë pjesë edhe komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropë, gjenerali Christopher Cavolli dhe komandanti Suprem i Aleancës për Transformim, gjenerali Philippe Lavigne.

Admirali Bauer tha se ushtarët e KFOR-it janë duke e bërë maksimumin në ruajtjen e paqes, por sipas tij, përgjigja nuk duhet të jetë vetëm mbi ushtarët, pasi “ka nevojë për përgjegjësi politike”, transmeton Top Channel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *