Asociacioni është një detyrim që duhet të zbatohet dhe propozimi franko-gjerman është nismë e mirë për të lëvizur përpara marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Escobar deklaroi se këto dy çështje “nuk janë tërësisht të lidhura”.

“Asociacioni është një detyrim ekzistues, që duhet të zbatohet. Propozimi franko-gjerman është shumë i mirë për të çuar përpara marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve, drejt një paqeje të qëndrueshme”, tha Escobar në një intervistë për VOA.

Gjatë ditës së premte, Escobar vizitoi Prishtinën dhe Beogradin bashkë me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajqak, dhe me diplomatë të tjerë evropianë.  

Escobar deklaroi se gjatë takimeve me liderët shtetërorë në Kosovë dhe në Serbi është diskutuar për propozimin franko-gjerman.

“Ne duam ta vëmë në nivelin strategjik dhe mendojmë se propozimi franko-gjerman është i mirë. Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht propozimin dhe qëndrimi ynë është se duam ta bëjmë të funksionojë për të dyja vendet”, deklaroi ai.

Lexo intervistën e plotë këtu  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *