Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se Kosova duhet t’i zbatoj obligimet ndërkombëtare që ka marrë, përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Hoti ka deklaruar se nuk ka modele tjera për Asociacionit përpos atyre që janë brenda Kushtetutës së Kosovës.
“Modelet janë brenda kushtetutës. Eshtë marrëveshja e nënshkruar e 2013, është marrëveshja tjetër e 2015, është vendimi i Gjykatës Kushtetuese, për marrëveshjen e Asosacionit. Ajo çfarë kërkohet është zbatimi në praktikë dhe marrja e përgjegjësisë nga bartësit e institucioneve”, ka thënë Hoti në një intervistë për VOA.
Ai gjithshtu tha se kushtet që ka vendosur Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk kanë rëndësi në diskutimin që po bëhet për Asociacionin.
“Tani jemi në një faze kritike të dialogut i cili për hir të vërtetës kishte strukturën shumë të mirë në qeverinë paraprake. Por kjo qeveri e ndërroi formatin e dialogut. Jemi në një pikë kritike kur duhet të bëjmë një hap të madh përpara”, ka thënë Hoti, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Lexo intervistën e plotë këtu