Një tërmet i shkallës 7.8 ka goditur të hënën në mëngjes pjesën jugore të Turqisë dhe disa orë më vonë edhe një tjetër i shkallës 7.5 duke shkaktuar mijëra viktima në territorin turk dhe në Siri.

Deri tani, raportohet për gjithsej 2,300 viktima në të dy shtetet dhe me mijëra të lënduar.

Zëvendëspresidenti turk, Fuat Okty, ka deklaruar se deri tani numri i viktimave ka shkuar në 1,541 persona dhe i të lënduarve mbi 9,700, transmeton BBC News.

Ndërkohë, autoritetet në Siri kanë njoftuar se kanë regjistruar 810 viktima dhe më shumë se 2,000 të lënduar.

Mbi 3,500 ndërtesa janë rrënuar në Turqi, derisa vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar që mund të jenë nën gërmadha.

Pas dy tërmeteve të fuqishme janë regjistruar edhe 145 pas-dridhje, tri prej të cilave kanë qenë mbi shkallën 6.0.

Harta që tregon qendrën e dy tërmeteve dhe pjesët ku janë ndjerë pas-dridhjet

Dridhjet e dy tërmeteve në Turqi, përveq viktimave dhe dëmeve të shkaktuara në Siri, janë ndjerë edhe në Lebanon, Qipro dhe Izrael.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *